Arsenali do të dëgjojë ofertat për Alexis Sanchezin muajin e ardhshëm pas rritjes së shqetësimeve te lojtarët dhe stafi për përkushtimin e tij ndaj skuadrës.
Arsenali refuzoi një ofertë 60 milionë funte në verë të Manchester Cityt për Sanchezin, por skuadra londineze nuk përjashton mundësinë e shitjes së yllit kilian në afatin kalimtar të janarit, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsenali vështirë se do të marrë një ofertë të ngjashme si ajo e Cityt në verë, por prapë mendon të pranojë oferta edhe më të vogla, në mënyrë që mos ta humbë Sanchezin pa dëmshpërblim verën e ardhshme. Sanchez ka kontratë deri në verën e vitit 2018.
"Sportsmail" mëson se oferta 35 milionë funte do të mjaftonte për të bindur Arsenalin që ta shesë Sanchezhin.
Por, mbetet të shihet nëse Sanchez 29-vjeçar do të pranojë të largohet në mesin e stinorit, ndërsa raportohet se sulmuesi është i përkushtuar t'i bashkohet Manchester Cityt skuadër që drejtohet nga ish-trajneri i tij te Barcelona, Pep Guardiola.
Manchester City po mendon të presë për Sanchezin deri në verën e vitit të ardhshëm, për të siguruar atë pa dëmshpërblim, kështu që Sanchez me gjasë do të refuzojë të largohet muajin e ardhshëm.
Vendimi i Arsenalit për të shqyrtuar ofertat vjen pas shqetësimeve nga lojtarët dhe stafi se kiliani nuk është i përkushtuar të luajë për Arsenalin... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)