Korriku i këtij viti ishte afati i fundit për kryerjen e punimeve në stadiumin e qytetit të Prishtinës. Por, kur kanë kaluar pesë muaj nga ky afat dhe një vit e gjysmë nga fillimi i punimeve, është kryer vetëm 50-përqindëshi i punëve.
50-përqindëshi tjetër, zyrtarë të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), presin të kryhet në pesë muajt në vijim, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKohë më parë ishte thënë nga MKRS-ja se stadiumi do të përfundojë në "pranverën e hershme", kurse afat i ri tash është dhënë fundi i muajit maj, që i përket "pranverës së vonshme".
Drejtori i Departamentit të Sportit në MKRS, Ibër Alaj, është i bindur se punimet do të pranohen nga UEFA dhe se Kosova do t'i luajë ndeshjet kualifikuese në stadiumin e Prishtinës.
Përfaqësuesja e Kosovës ciklin e ardhshëm të ndeshjeve kualifikuese do ta nisë në muajin shtator, por qysh në mars duhet të paraqesë në UEFA stadiumin ku do t'i luajë ndeshjet...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)