Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali është kthyer në ritëm, në kohë, për Botërorin e klubeve

Real Madridi është kthyer në ritmin e duhur në kohën ideale, pak para paraqitjes në Botërorin e klubeve. Skuadra madrilene të shtunën triumfoi thellë, 5:0, në shtëpi ndaj Sevillas, duke vazhduar me fitore, pas triumfit 3:2 që pati në mesjavë në Ligën e Kampionëve ndaj Borussia Dortmundit.

Të dielën skuadra madrilene ka arritur në Abu Dhabi, ndërsa të mërkurën do të përballet në gjysmëfinale të Botërorit me skuadrën vendase, atë të Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Jazira.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Objektivi ynë është gjithmonë të luajmë në këtë mënyrë. Ne kemi shënuar tetë gola në dy ndeshjet e fundit, por kemi luajtur mirë në katër ndeshjet e fundit. Gjërat kanë nisur të rregullohen, por duhet të vazhdojmë me punë. Duhet të japim maksimumin të mërkurën, ashtu do të kemi mundësinë të fitojmë ndeshjen”, ka thënë trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, transmeton “Koha Ditore”.

Real Madridi pas 15 xhirove në ligë zë vendin e katërt me 31 pikë. Në të vërtetë edhe ylli portugez Cristiano Ronaldo është kthyer në ritëm të golave.

Ronaldo shënoi në mesjavë ndaj Dortmundit një gol, më pas të enjten mbrëma fitoi për herë të pestë “Topin e artë” si futbollisti më i mirë në botë, duke e barazuar rekordin e Lionel Messit të Barcelonës. Ndërsa të shtunën ndaj Sevillas ai realizoi dy gola. Nga një gol për Realin realizuan Nacho Fernandez, Toni Kroos dhe Achraf Hakimi. Të gjithë pesë golat në ndeshje ndaj Sevillas, Reali i realizoi në pjesën e parë.

“Për Ronaldon ishte një javë perfekte. Unë kam thënë se duhet të jemi të kujdesshëm me të dhe e them sërish, pasi e di se sa ambicioz është ai. Nganjëherë ai nuk shënon dhe nuk është i lumtur, por gjithmonë duhet të jesh i kujdesshëm me të”, ka thënë Zidane... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.