Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FAE përkrah ndërtimin e shtegut të atletikës në Malishevë

Zëvendëspresidenti i Federatës Evropiane të Atletikës, Dobromir Karamarinov, ka qëndruar sot në komunën e Malishevës ku është pritur nga kryetari i komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Në këtë takim, i dytë i atletikës evropiane, ka premtuar përkrahjen për ndërtimin e shtegut të atletikës në Malishevë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tutje thuhet se në këtë takim, mori pjesë edhe Halil Sulejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, Adrian Mazreku, anëtar i kryesisë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku dhe drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi.

Begaj, e njoftoi të dytin e atletikës në Evropë, Karamanirov, lidhur me përpjekjet e komunës, për investime ne sport dhe përkrahjen e sportistëve të rinj.

“Komuna është duke u angazhuar maksimalisht, që brenda mundësive, të krijojmë kushte për zhvillimin e sportit, përfshi edhe atletikën. Kemi mjaftë të rinj të cilët merren me atletikë dhe ka qenë kërkesa dhe nevoja e tyre, që ne të marrin iniciativë, për ndërtimin e shtegut të atletikës, me qëllim të zhvillimin të këtij sporti tek ne”, ka thënë Begaj.

Ndërsa, zv/presidenti i Federatës Evropiane të Atletikës, Dobromir Karamarinov, shprehi kënaqësinë e tij për vizitën e parë në Malishevë, dhe e përgëzoi komunën për këtë iniciativë, për ndërtimin e shtegut të atletikës.

“Kosova ka një potencial të madh për zhvillimin e atletikës, por këtu mungon infrastruktura. Jam shumë i kënaqur që ju si komunë, kemi marrë iniciativën për ndërtimin e shtegut të atletikës dhe për këtë e keni edhe përkrahjen tonë. Federata Evropiane dhe ajo Ballanike, e Atletikës, do t’ju përkrahin në ndërtimin e shtegut”, tha Karamarinov.

Kurse kryetari Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sulejmani ka thënë se Kosova ka rini të shëndoshë për atletikë.

“Ne kemi një rini shumë të shëndoshë dhe kemi nevojë për përkrahje”, tha Sulejmani.