Disa raportime në Peru thonë se ekipi kombëtar mund të përjashtohet nga Botërori i vitit të ardhshëm.
Sipas gazetës peruane, “Libero”, një ligj i propozuar nga Paloma Noceda, kryetarja e komisionit për Rini e Sport, mund të kalojë federatën e futbollit nën kontroll të shtetit – që nuk lejohet sipas rregullave të FIFA-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRaportohet se FIFA është shprehur e brengosur për këtë zhvillim dhe ka kërkuar detaje të tjera nga Peruja.
“Nëse ligji kalon tutje dhe FIFA nuk është e kënaqur, ka gjasa që Peruja të përjashtohet nga garat ndërkombëtare, përfshirë Botërorin e vitit të ardhshëm”, transmeton “Football-Italia”.