Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

F1, Vettel fiton në Brazil

Piloti gjerman i Ferrarit, Sebastian Vettel, ka fituar të dielën garën e Shpërblimit të Madh të Brazilit në Formula 1, ndërsa britaniku i Mercedesit, Lewis Hamilton, i cili ka siguruar titullin e kampionit qysh në garën e kaluar doli i katërti.

Valtteri Bottas i Mercedesit ka dalë i dyti, ndërsa finlandezi i Ferrarit, Kimi Raikkonen, përfundoi i treti, transmeton “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një garë pa përfunduar stinori Hamilton kryeson me 345 pikë, 43 më tepër se Vettel që është i dyti. Gara e fundit është ajo e Shpërblimit të Madh të Abu Dhabit që mbahet më 26 nëntor.