Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi pas yllit të Napolit

Skuadra spanjolle, Atletico Madrid është shumë e interesuar për sulmuesin e Napolit, Dries Mertens.

Mertens nuk ka shumë kohë që e ka zgjatur kontratën me italianët deri në vitin 2020, por klauzola e tij e ulët prej 30 milionë euro mund të bëjë që ai të largohet nga Napoli në fund të sezonit, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas AS, Diego Simeone është i impresionuar nga forma e belgut dhe e dëshiron atë në skuadër për sezonin e ardhshëm.

Deri më tani në këtë sezon, Mertens ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 8 asistime në 16 ndeshje të luajtura.

Megjithatë, Atletico mund të ketë punë të vështirë për transferimin e tij, pasi në afatin kalimtar veror të këtij viti, të interesuara për 30-vjeçarin ishin edhe Manchester United, Barcelona, Bayern Munich dhe Arsenal.