Mesfushori i ekipit spanjoll Real Sociedad, Adnan Januzaj, është i kënaqur me nivelin që ka arritur.
Por, ai thotë se ka ende shumë punë për të bërë. 22-vjeçari në ndeshjen e fundit shënoi gol në fitoren e Sociedadit përballë Eibarit. Ai në shtatë paraqitje ka edhe dy asistime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Gjëja më e rëndësishme për futbollistin është që t'i fitojë me ekipin pikët e plota. Shpresojmë të vazhdojmë të ecim në këtë mënyrë. Ne fituam në ndeshjen e kaluar, por u përgatitëm maksimalisht. Ishte fitore e vështirë, por jam i lumtur që fituam tri pikë dhe duam të vazhdojmë kështu. Ndihem mirë dhe po kthehem në nivelin e dëshiruar. Unë dua të shënoj gola, por për të arritur në nivelin e lartë kam shumë punë për të bërë. Përpiqem që ta ndihmoj ekipin sa më shumë që mundem", ka thënë Januzaj në një intervistë dhënë faqes zyrtare të klubit spanjoll të martën.