Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hamiltoni ndez cigaren e triumfit para kohës

Lewis Hamilton duhet të presë edhe një javë për të festuar titullin e tij të katërt të Formula 1, por ai ka pirë cigaren e triumfit qysh tash.

Ishte e ditur se do të jetë e vështirë që piloti i Mercedesit të siguronte titullin e katërt të Formula 1 të dielën mbrëma në Teksas të SHBA-së. Ai triumfoi në Teksas për herë të pestë në gjashtë vjet dhe tash është shumë pranë titullit, transmeton Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ka 66 pikë epërsi ndaj përcjellësit më të afërt, gjermanit të Ferrarit, Sebastian Vettel, kur kanë mbetur edhe tri gara deri në fund, pra maksimalisht 75 pikë për t'u fituar. Hamilton duket më se e sigurt se do të bëhet britaniku i parë që fiton katër herë titullin e Formula 1 dhe këtë po pritet ta sigurojë qysh të dielën e ardhshme në garën që do të mbahet në Mexico City.

Hamilton 32-vjeçar, që kishte vizituar Kubën më herët këtë vit, ndezi cigaren kubane derisa po fliste me gazetarët, ndërsa skuderia e Mercedesit po festonte titullin e katërt rresht të konstruktorëve....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.