Derbi kryesor i xhiros së 21-të në Superligën e Kosovës në futboll ndërmjet Besës dhe Trepçës ’89, i ka takuar ekipit mitrovicas.
Trepça 89’, që është ekipi më në formë momentalisht në elitën e futbollit kosovar, arriti të fitojë me rezultat 2 me 3, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJohn kaloi në epërsi ekipin mysafir duke shënuar në minutën e 43, por një minutë më vonë shifrat i barazoi Izmaku duke shënuar autogol.
Në pjesën e dytë Besa i solli mjaft kokëçarje Trepçës ’89, duke kaluar në epërsi në minutën e 57 përmes Elshanit.
Por, mysafirët nuk u dorëzuan dhe arritën të përmbysin rezultatin përmes Hasanit, që nga pika e bardhë në minutën e 72 barazoi shifrat, dhe Otto John shënoi edhe njëherë në minutën e 90+4 për t’i siguruar pikët e plota Trepçës që vazhdon të jetë lider me 51 pikë.