Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Trimi i Përfaqësueses

Dy gola në fitoren 2:1 ndaj Izraelit. Dy të tjerë në fitoren 3:0 ndaj Lituanisë. Leotrim Kryeziu ishte vendimtar në suksesin e përfaqësueses U-19 të Kosovës në futboll.

Prej 3 deri më 9 tetor në Austri është mbajtur turneu i grupit të gjashtë të raundit eliminator të kampionatit evropian që vitin tjetër mbahet në Finlandë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kosova U-19 u rendit e dyta dhe kaloi në raundin elitë. Është vlerësuar sukses historik ky për Kosovën. Për herë të parë një përfaqësuese e Kosovës në futboll kaloi raund në kualifikime.

Për një vend tjetër ky ndoshta nuk do të ishte sukses i madh. Por për Kosovën u vlerësua i tillë për faktin se përfaqësueset po luajnë ciklet e para dhe në të njëjtën kohë përfaqësuesja A ishte në seri të humbjeve rresht.

Në kohën kur 19-vjeçarët po bënin historinë në Austri, përfaqësuesja A humbi dy ndeshjet e fundit në eliminatoret për botërorin "Rusia 2018"...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.