Mesfushori i Liverpoolit, Emre Can ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të luajnë me tempo të lartë në përballjen e së shtunës kundër Manchester Unitedit.
Ekipi i Jurgen Kloppit është shtatë pikë larg rivalit Unitedit që është në pozitën e dytë me pikë të njëjta me Manchester Cityn në pozitën e parë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoCan e di se Unitedi do të jetë kundërshtar i fortë, por gjermani ka përmendur mënyrat me të cilat mund të thyhet ekipi i Jose Mourinhos.
“Do të jetë ndeshje e fortë sepse Manchester Unitedi ka treguar formë të mirë deri më tani. Por e dimë se sa të fortë jemi dhe mezi presim këtë ndeshje”, ka thënë Can për faqen zyrtare të klubit.
“Duhet të jemi të ashpër në duele, të dominojmë takimin dhe të realizojmë kur krijojmë rastet. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka shtuar ai.
“Është e veçantë të luash në Anfield dhe tani kundër Manchester Unitedit kur nuk kemi luajtur disa javë aty. Jemi të përgatitur dhe mezi po e presim ndeshjen në Anfield”.