Sport

Milani zëvendëson Montellan me Petkoviqin

Milani raportohet se ka shprehur interesim që të sigurojë shërbimet e përzgjedhësit të Zvicrës, Vladimir Petkoviq.

Sipas “Blick”, drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli, është takuar me 54-vjeçarin për të diskutuar mundësinë që të zëvendësojë Vincenzo Montellan.

Milani thuhet po ashtu se do të shfrytëzojë Ricardo Rodriguezin për të bindur përzgjedhësin e Zvicrës.