Sport

Vëllaznimi kërcënon FFK-në për shkak të “dëmtimit nga gjyqtarët"

Klubi i futbollit Vëllaznimi ka reaguar sot pas ndeshjes me Prishtinën duke akuzuar gjyqtarët për dëmtim të klubit gjakovar gjatë gjykimeve të ndeshjeve në Superligë.

Vëllaznimi vlerëson se gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu ka ndëshkuar klubin pa nevojë në ndeshjen e sotme me Prishtinës, duke i dhuruar fitoren kryeqytetasve. Ky klub thotë se është dëmtuar edhe në ndeshjet me Drenicën, Llapin dhe me Trepçën ’89.

Si rrjedhojë, Vëllaznimi ka apeluar FFK-në që të ketë kujdes, sepse “në të kundërtën drejtësinë do ta marrim në dorën tonë”.

Ky është reagimi i klubit nga Gjakova:

Bordi i FC Vëllaznimit, në mbledhjen e mbajtur pas ndeshjes e zhvilluar sot në mes të FC Prishtina dhe FC Vëllaznimi e cila u mbyll në mënyrë më të turpshme nga rreferi kryesorë Mervan Bejtuallahu.

Sot gjatë ndeshjes Prishtina - Vëllaznimi, skuadra jonë nga Gjakova dëmtohet nga referët, të cilët nuk i përkasin nivelit të Superligës e cila nuk i ndëshkon për gabimet që bëjnë.

Skuadra jonë është dëmtuar që nga ndeshja me Drenicën, Llapin, Trepçen'89 deri në ndeshjen e fundit sot me Prishtinën, ne kemi heshtur.

Dy penallti të pa akorduara ndaj Drenices, një ndaj Llapit dhe një ndaj Trepçes’89 të konfirmuara nga analist të rreferimit në studiot televizive në vend, ( janë të paraqitura në video)

Sot në ndeshjen ndaj Prishtines i erdhi fundi durimit tone, gjygjtari Kryesor Mervan Bejtullahu nuk ndali një goditje denimi për Vëllaznimin, për të dhën më pas një për Prishtinen në të njëjtin aksion ku erdhe dhe goli vendimtar.

Në qdo ndeshje kryetrajenerin e Vëllaznimit Ismet Mushin, rreferët kanë për qëllim që ta largojnë nga pankina.

Ju bëjmë apel Federatës që të ken kujdes dhe të mos vazhdojë me këtë qasje ndaj Klubit tonë, ose në të kundërtën ne drejtësinë do t’a marrim në dorën tonë dhe do të veprojmë siq ju po veproni me ne.

Ju paralajmërojmë që nëse një gjë e tillë do të ndodh në ndeshjet e ardhshme, ne nuk do të marrim asnjë përgjegjsi sepse ju jeni duke na detyruar të veprojmë në këtë mënyrë.

Ju lutemi që të ndërmerrni masa për denimin e këtyre rreferëve që çdo lojë largojnë dhe dëmtojnë shikueshmërinë dhe investitorët në vendin tonë.