Portugalia mposht Zvicrën, kualifikohet në Botëror Foto: Reuters

Portugalia mposht Zvicrën, kualifikohet në Botëror

10 tetor 2017 22:35

Kampioni i Evropës, Portuaglia ka arritur të fitojë luftën kryesore për kualifikimin për Botëror “Rusia 2018”.

Portugalia e mposhti rivalin direkt për vendin e parë në Grupin B, Zvicrën me rezultat prej 2 me 0, raporton Koha.net.

Golin e epërsisë Portugalia e arriti përmes autogolit të shënuar nga Djourou në minutën e 41.

Kurse për golin e dytë u përkujdes Silva, duke realizuar në minutën e 57.

Me këtë fitore Portugalia siguron kualifikimin direkt në Botëror me 27 pikë, po aq sa ka edhe Zvicra, por ka golavarazh më të mirë se “Helvetikët”.

Zvicra kualifikimin për në Boërorin “Rusi 2018” duhet ta arrijë përmes play-offit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme