Lëndohet Kante Foto: Reuters

Lëndohet Kante

07 tetor 2017 21:51

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante ka pësuar një lëndim në përballjen, Bullgari – Francë, për kualifikimet për Botëror.

Ai pati një lëndim muskulor, për çka lëshoi fushën në minutën e 34, transmeton Koha.net. Dhe në vend të tij Didier Deschamps u detyrua të inkuadrojë yllin e PSG-së, Adrien Rabiot.

Kante mund të mos jetë në dispozicion të Antonio Contes në sfidën e radhës në Premier Ligë ndaj Crystal Palace. Sfidë në të cilën pritet të mungojë edhe sulmuesi spanjoll Alvaro Morata.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme