Sigal Prishtina edhe zyrtarisht ka kërkuar që nga sezoni i ardhshëm të bëhet pjesë e Ligës së Adriatikut në basketboll, të njohur si ABA League, transmeton koha.net.
Lajmin e konfirmon kryetari i klubit Blerand Stavileci i cili ka postuar në Facebook, kërkesën zyrtare, drejtuar zyrtarëve të kësaj lige. Në letër shkruhet e kaluara e klubit bardhekaltër, duke përmendur edhe sukseset e fundit në Ligën ballkanike dhe pjesëmarrjen në FIBA Europe Cup. Kërkesa zyrtare u është dërguar presidentit të Ligës, Mladen Veber dhe drejtorit të ligës Kreshimir Novosell.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo