Kosova nuk ia ka dalë të kalojë shifrën e 12 golave të shënuar, ndërsa ka humbur thellë të dielën mbrëma nga nënkampionia e botës në hendboll për femra, Holanda.
Holanda në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë në Prishtinë fitoi me plot 28 gola dallim, 40:12. Ishte kjo ndeshja e dytë e Kosovës në kuadër të grupit të shtatë të eliminatoreve për Evropianin, që vitin e ardhshëm mbahet në Francë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo12 gola Kosova i kishte shënuar edhe në ndeshjen e parë. Të mërkurën pësoi 37:12 nga Hungaria. Holanda e Hungaria i prijnë grupit me nga katër pikë, ndërsa Bjellorusia e Kosova janë pa pikë. Hungaria po të mërkurën fitoi 25:18 ndaj Bjellorusisë. Ndeshjen e radhës, me Bjellorusinë, Kosova e luan në mars të vitit tjetër.
Kosova në fakt nuk ka mundur t'i bëjë fare rezistencë Holandës. Hendbollistet holandeze ishin dominuese prej fillimit të takimit. Dallimi ishte i madh në të gjitha elementet e lojës. Holandezet ishin më shtatlarta, më të shpejta, më të forta në mbrojtje dhe krijuan shumë aksione të rrjedhshme... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.