Sport

Berisha hero i Atalantas në barazimin me Juven

Descriptive Text

Etrit Berisha ka shpëtuar Atalantan nga humbja në përballjen me Juventusin në xhiron e shtatë të Serisë A.

Portieri i kombëtares shqiptare arriti të priste penaltinë e Paulo Dybalas në minutën e 84-të për të mbajtur rezultatin 2 me 2, me të cilin edhe u mbyll takimi.

Federico Bernardeschi dhe Gonzalo Higuain shënuan golat për Juventusin, ndërsa Mattia Caldara dhe Bryan Cristante realizuan për Atalantan.

Me këtë barazim, Juve mbetet e dyta në tabelë me 19 pikë, dy më pak se Napoli që prin, kurse Atalanta ka nëntë pikë pas shtatë ndeshjeve.