Sport

Isco i sjell fitoren Realit

Isco ka shënuar dy gola për t’ia sjellë fitoren e radhës Real Madridit.

Spanjolli shënoi dy golat në fitoren 2 me 0 ndaj Espanyolit në xhiron e shtatë të La Ligas.

Tani Reali ka 14 pikë në pozitën e pestë në tabelë, shtatë pikë më pak se Barcelona që prin.