Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Neymari u largua nga Barça për shkak të Messit”

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Jeremy Mathieu, ka deklaruar se Neymari ndihej nën hijen e Lionel Messit në Camp Nou dhe për këtë arsye është larguar drejt PSG-së.

Neymar kompletoi kalimin te PSG-ja gjatë gushtit për 222 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në histori.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Askush nuk mendoi se do të largohej nga Barcelona. Por futbolli është i paparashikueshëm dhe këto gjëra ndodhin, por unë besoj se ai gjithmonë ndihej nën hijen e Lionel Messit”, ka thënë Mathieu për EFE.

Neymari ka shënuar pesë herë në gjashtë lojë për PSG-në.