Federata Ndërkombëtare e Futbollistëve Profesionistë ka zbuluar emrat e 55 kandidatëve për të qenë në formacionin ideal të vitit 2017.
Ajo që bie në sy është se, nga të gjithë këta kandidatë, 23 aktivizohen në kampionatin spanjoll. Padyshim që skuadra dominuese në këtë aspekt është Reali i Madridit, fituesja e Champions League në dy edicionet e fundit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Los Blancos” përfaqësohen me 12 futbollistë në këtë listë kandidatësh, e përveç Ronaldos janë edhe emrat e Marcelos, Balet, Benzemas dhe Iscos. Barcelona ka 8 futbollistë të saj në garën për formacionin ideal, ku përveç Messit përmenden edhe Iniesta, Luis Suarez, Pique apo Jordi Alba.
Nga Atletico Madrid, 3 janë futbollistët e përzgjedhur për të qenë në formacionin e vitit të “FIFPro”: Oblak, Godin dhe Griezmann.
Mes 55 kandidaturave të “FIFPro” janë edhe De Gea, Buffon, Hazard, Dybala, Neymar, Lewandowski apo Harry Kane.
{gallery}