Sport

Trajneri shumë i kënaqur me paraqitjet e Celinës

Trajneri i Ipswich Townit, Mick McCarthy është shumë i kënaqur me paraqitjet e përfaqësuesit të Kosovës, Bersant Celina.

20 vjeçari, që nga rikthimi prej një sëmundje, ka zhvilluar dy ndeshje për U-23 duke realizuar edhe një eurogol nga gjuajtja e lirë në fitoren prej 2 me 1 ndaj Sheffield Wednesday, transmeton Koha.net.

“Ai shënoi një gol edhe më të bukur sot në stërvitje. Ai është këtu qe 12 javë, por ka qenë i sëmurë në shtatë prej tyre, megjithatë ai luajti mirë për U23 dhe po duket në formë. Mendoj se kur vini nga Manchester City atëherë duhet të keni diçka, dhe ai këtë e ka. Ai bën gjëra që asnjëherë nuk do të trajnoni”, është shprehur ai, raporton Twtd.

Më poshtë mund të shikoni supergolin e tij ndaj Sheffieldit.