Ezgjan Alioski, ylli i kombëtares maqedonase, ka thënë se ekipi i kombëtares shqiptare nuk është i njëjtë me atë që ishte gjatë Evropianit.
Kjo deklaratë e Alioskit erdhi pas barazimit të Maqedonisë dhe Shqipërisë, 1 me 1, në xhiron e tetë të Grupit G kualifikues për Botërorin 2018.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është e vështirë për mua që të luaj kundër Shqipërisë, por ne jemi sportistë dhe nuk ndjekim politikën. Kam shumë shokë që luajnë te kombëtarja e Shqipërisë dhe është gjithmonë kënaqësi të luash për ballë tyre”, tha Alioski, raporton tch.
“Shqipëria sot luajti dobët, por unë i kam ndjekur edhe në Evropian dhe e di se ata janë shumë më të fortë sesa kaq. Pres që të rikthehen, të japin maksimumin, sepse i njoh mirë dhe e di që Shqipëria mund të luajë shumë më mirë se kaq dhe të arrijë rezultate”, tha Alioski.