Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hadërgjonaj drejt Premier Ligës

Mbrojtësi i krahut të majtë, Florent Hadërgjonaj, ka gjasa që karrierën ta vazhdojë në Premier League.

E përditshmja gjermane "Bild" ka njoftuar se interesim për Hadërgjonajn ka shprehur Huddersfield Town, ekip që këtë edicion po garon në Premier, përcjell Koha Ditore. Bëhet e ditur se Huddersfieldi i ka kërkuar Ingolstadtit huazimin e Hadërgjonajt, me detyrim të blerjes së tij në fund të këtij edicioni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hadërgjonaj 23-vjeçar aktualisht është përjashtuar nga ekipi i parë i Ingolstadtit për shkak se ka kërkuar largimin derisa zyrtarët e klubit i kanë bërë me dije se ai mund të largohet vetëm me kushtet që i kërkojnë ata.

Ai verën e shkuar u transferua te Ingolstadti gjerman nga Young Boysi dhe pati paraqitje të mira në Bundesligë. Hadërgjonaj ka kontratë me ekipin që këtë edicion bën gara në kategorinë e dytë, deri në vitin 2020. Krahas Huddersfieldit interesim për Hadërgjonajn kanë treguar edhe ekipet gjermane si Hoffenheim e Augsburg.