Menaxheri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka konfirmuar se klubi është në bisedime për kontratën e re me Zlatan Ibrahimoviqin.
Suedezi 35-vjeçar aktualisht është lojtar i lirë pasi pësoi një lëndim të rëndë në gju, derisa menaxheri portugez ka konfirmuar se klubi dëshiron marrëveshjen e re me shtatlartin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne jemi duke diskutuar mundësinë e qëndrimit të tij me ne”, ka thënë Mourinho në konferencën e parë për media për sezonin e ri. “Ju e dini se ai është i lënduar dhe i duhet kohë për rikuperim. Nuk do të jetë i gatshëm për nesër”.
“Nuk është diçka urgjente që ne dëshirojmë ta kemi me çdo kusht, thjesht mendoj se ai e ka bërë të qartë se ajo që bëri sezonin e kaluar nuk ishte e mjaftueshme për të”, ka shtuar trajneri portugez.
“Mendon se mund të bëjë më shumë dhe dëshiron të luajë në nivele të larta, prandaj jemi duke biseduar që ai të qëndrojë me ne për pjesën e dytë të sezonit”.