Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Një virus ka goditur Botërorin e atletikës

Organizatorët e Botërorit 2017 të atletikës në Londër kanë urdhëruar që të vihet në karantinë një kat në një hotel të përdorur nga garuesit, pasi është konfirmuar shpërthimi i rasteve me gastroenterit në hotel, shkruan The Guardian.

Hoteli "Tower" i ka thënë BBC-së të martën se hetimet e bëra nga autoritetet e shëndetësisë dhe Federata Ndërkombëtare e Atletikës (IAAF) kanë konkluduar se "nuk është burgim i sëmundjes", por së paku dy atletë janë detyruar të tërhiqen nga garat e tyre të hënën dhe skuadrat gjermane dhe kanadeze që ishin duke qëndruar në hotel, po ashtu besohet se janë prekur nga gastroenteriti, që përcillet me barkqitje dhe të vjella, përcjell Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Ne kemi ndjekur protokoll strikt të higjienës, duke siguruar që ata të prekurit nuk janë në kontakt me mysafirët e tjerë", është thënë në një komunikatë nga hoteli.

Atletit nga Botsuana, Isaac Makwala, i është dhënë leje mjekësore për të hequr dorë nga kualifikimet për garën në 200 metra pasi vjelli në dhomën mjekësore...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.