Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

FSHF ofron dëshmi mbrojtëse për Ballistin

Në kuadër të përpjekjeve institucionale të FSHF-së për të mos lejuar ekstradimin e Ismail Morinës, i njohur si Ballisti, në Serbi, ka vijuar bashkëpunimin me autoritetet e drejtësisë në Shqipëri.

Përmes faqes zyrtare Federata shqiptare thotë se, “pas kërkesës për bashkëpunim, FSHF i ka vënë në dispozicion Ministrisë së Drejtësisë praktikën e ndeshjes Serbi – Shqipëri, për të cilën Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) Lozanë, ka vendosur mbi incidentet e lidhura me sigurinë, apo më saktë mungesës së sajë në Beograd. Nga argumentet e këtij vendimi, rezulton se incidenti i dronit, përbën një ‘gjë të gjykuar’ nga drejtësia sportive, kjo pasi CAS e ka klasifikuar si një shkelje e natyrës administrative dhe jo penale”, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

FSHF ka informuar ministrinë se mbetet në kontakt me përfaqësuesin ligjor të Morinës në Dubrovnik duke lehtësuar për të, materiale që mund të nevojiten për procesin eventualisht.

Përfaqësuesi ligjor na ka njohur përveç se me materialet e mbrojtjes, edhe me faktin se Morina ka aplikuar për azil në Kroaci, një procedurë kjo që drejtohet nga Ministria e Brendshme e vendit Dalmat.

“Një përfaqësues i Federatës e ka takuar “Ballistin” në ambientet e paraburgimit në Dubrovnik, ku ndonëse gëzonte shëndet të mire dhe i garantoheshin të drejtat themelore nga autoritetet kroate, nuk mund të fshihej shqetësimi i tij për një ekstradim të mundshëm në Serbi ku shëndeti dhe jeta e tij do të ishin në rrezik. Me besimin se këto informacione do t`i shërbejnë sadopak autoriteteve për zgjidhjen me sukses të çështjes, FSHF mbetet në dispozicion për çdo kontribut dhe bashkëpunim”, thuhet në komunikatë.