Sport

Napoli përgatit 40 milionë për Chiesan

Napoli ka përgatitur të ofrojë 40 milionë euro për sulmuesin anësor të Fiorentinas, Federico Chiesa, por vetëm nëse kualifikohet në Ligën e Kampionëve, raporton "Tuttosport" të dielën.

Nuk është hera e parë që Napoli lidhet me Chiesan, që besohet se është lojtari "X", për të cilin ka folur më herët këtë verë presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis.

Federico Chiesa 19-vjeçar është i biri i ish-lojtarit të Parmës dhe Fiorentinës, Enrico Chiesa.

Ai ka qenë një nga zbulimet e stinorit të kaluar në Serie A duke shënuar pesë gola dhe asistuar katër të tjerë.