Gani Sejdiu do të jetë trajner i Feronikelit për sezonin 2017/2018.
Lajmin e marrëveshjes e ka bërë të ditur Sejdiu për Sportin në KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam arritur marrëveshje njëvjeçare me Feronikelin që ta drejtojë skuadrën në sezonin e ri. Prezantimi im do të bëhet të premten e më pas do të ulemi dhe do të bisedojmë me kryesinë për punët e mëdha që na presin”, ka thënë shkurt Sejdiu, i cili rikthehet pas një viti e gjysmë te skuadra ku fitojë gjithçka në futbollin e Kosovës.
Edhe drejtori i Feronikelit, Artan Berisha, e ka konfirmuar se Sejdiu do të jetë në krye të ekipit.
Gani Sejdiu u largua nga “Nikli” në janarin e vitit 2016, duke e lënë skuadrën nga Drenasi në vendin e parë. Më pas kaloi disa muaj te Trepça ’89, kurse në kampionatin e fundit drejtoi Besën e Pejës.
Skuadra nga Drenasi ishte afër të nënshkruante edhe me Bylbyl Sokolin, por në momentet e fundit vendosi për Sejdiun.
Ndryshimet në shtabin teknik te dy herë kampioni i Kosovës, kanë ardhur si rezultat i dështimit të madh në sezonin e fundit ku përfunduan në vendin e katër.