Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Prishtina e gatshme për ndeshjen e kthimit me Norrkopingun

Kryetrajneri i Prishtinës, Arsim Thaqi, dhe kapiteni i skuadrës, Armend Dallku, kanë deklaruar se ekipi është i gatshëm për ndeshjen e kthimit ndaj Norrkopingut, në raundin e parë kualifikues për Ligën e Evropës.

Në konferencën për media, Thaqi ka thënë se do të bëjë ndryshime në formacion dhe se do të jetë shumë i lumtur nëse skuadra arrin të përmirësojë gabimet nga ndeshja e parë, të cilën e humbi 5 me 0 në Suedi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Normal që jemi gati ta presim kundërshtarin, ashtu si na pritën neve. Gjithçka ka qenë perfekte, përpos golave që pësuam. Tash jemi të vetëdijshëm se kemi përsëri kundërshtarin e njëjtë dhe që ka forcën e njëjtë. Nëse arrijmë të përmirësojmë gabimet që kemi pasur në aspektet defensive dhe ofensive, atëherë do të ishim shumë të kënaqur”, ka thënë ai.

Në anën tjetër, Dallku ka thënë se do të mundohen të shfrytëzojnë gabimet e kundërshtarit për të nxjerrë një rezultat pozitiv.

“Duhet me përpikëri t’i plotësojmë kërkesat e trajnerit. Do të mundohemi të shfrytëzojmë dobësitë e Norrkopingut. Duhet të punojmë edhe si klub edhe si shtet që të jemi në nivel më të lartë dhe të jemi të gatshëm për gara të tilla”, ka thënë Dallku.

Prishtina dhe Norrkopingu luajnë të enjten në “Adem Jashari” në Mitrovicë me fillim prej orës 19:00.