Klubi i rangut të tretë në futbollin gjerman, Fortuna Koln, ka kërkuar shërbimet e superyllit të Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Ronaldo po raportohet se ka kërkuar largimin për shkak të pakënaqësive me situatën lidhur me taksat e tij në Spanjë. Për të kanë shprehur interesim disa gjigantë evropianë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTani një ofertë ka dalë edhe nga Fortuna, që nga fundi i tabelës në 3. Liga ka kërkuar Ronaldon të shqyrtojë ofertën e veçantë të këtij klubi.
“Hej Cristiano, ne po kërkojmë një sulmues – nuk kemi para, por mund të ju ofrojmë Kolsch (birra) falas për tërë jetën”, ka shkruar ky klub në Twitter.
Hey @Cristiano, we're still looking for a striker-we don't have money, but we can offer you free Kölsch for life ???⚽️ #ronaldo #fortuna pic.twitter.com/SzlaDoMfvQ
— Fortuna Köln (@fortuna_koeln) June 16, 2017