Trepça ’89 po vazhdon përgatitjet në Slloveni për pjesëmarrjen historike në kualifikime të Ligës së Kampionëve.
Të shtunën, kampionët e Kosovës zhvilluan edhe miqësoren e dytë, u takuan me skuadrën kroate, Osijekun nga e cila u mposhtën me rezultat 0:1. Kampionët e Kosovës të hënën do të mësojnë kundërshtarin për rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrajneri i mitrovicasve, Zekirija Ramadani u shpreh i kënaqur me lojën e treguar nga skuadra e tij.
Trepça ’89 deri të enjten do të luajë edhe dy miqësore. Të hënën me ekipin rumun, Astra ndërkaq të enjten me skuadrën sllovene, Olimpija. Kampionia e Kosovës kthehet në shtëpi të premten , me 23 qershor.