Gianluigi Donnarumma nuk do të lejohet që të largohet nga Milani në këtë afat kalimtar, sipas drejtorit sportiv të klubit Massimilano Mirabelli.
18-vjeçari ka vendosur të mos e vazhdojë kontratën në San Siro. Kjo kontratë skadon në fund të sezonit të ardhshme dhe ka shtuar spekulimet se ai do të largohet këtë verë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Donnarumma është kampion i madh, djalosh i shkëlqyeshëm dhe futbollist i Milanit. Për sezonin e ardhshëm, ai sigurisht që do të qëndrojë në klub. Është trajneri që vendos. Ai vendos kush rri në bankë e kush luan”, ka thënë ai për “Sportitalia”, transmeton Koha.net.