Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Iniesta pranon se mund të largohet nga Barça

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta, ka prauar se ka mundësi që të mos e përfundojë karrierën te klubi katalonas.

Iniesta mbetet pa kontratë në fund të sezonit të ardhshëm dhe së fundmi kanë nisur të qarkullojnë raportimet se ai po kërkohet edhe nga Juventusi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjithmonë ekziston mundësia që të mos e përfundoj karrierën te Barcelona. Nuk po them asgjë për rinovim të kontratës, por thjesht duhet të vlerësoj situatën në bazë të performancave të këtij sezoni. Sapo të analizohet, do të vendos”, ka thënë ai për “RAC1”, transmeton Koha.net.