Miliarderi rus Alisher Usmanov raportohet se po refuzon të dorëzohet në blerjen e shumicës së aksioneve të Arsenalit, pavarësisht se është refuzuar nga pronari i shumicës së aksioneve Stan Kroenke.
63-vjeçari dështoi në ofertën e parë që të rrisë aksionet nga 30 për qind duke kërkuar edhe 67 përqindëshin e Kroenkes, pas refuzimit të ofertës prej 1 miliardë funtesh.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKroenke theu heshtjen të hënën duke thënë se aksionet e tij “nuk ishin dhe nuk janë kurrë në shitje”. Megjithatë, SkySports raporton se Usmanovi do të takohet me këshilltarët e tij gjatë javës për të diskutuar opsionet tjera.
Thuhet se ai është i vendosur të rrisë ofertën që t’i kthejë “Topçinjtë” në një klub që kërkon trofe, të cilën beson se mund ta arrijë vetëm nëse largohet Kroenke.