Sport

Khedira mungon në gjysmëfinalen e parë

Descriptive Text

Mesfushori i Juventusit, Sami Khedira, do të mungojë në gjysmëfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, pasi u ndëshkua me kartonë të verdhë në të dy ndeshjet çerekfinale ndaj Barcelonës.

30-vjeçari u ndëshkua me të verdhë në minutën e 64-të në barazimin 0 me 0, që çoi tutje Juven, për shkak se arriti të mbajë rezultatin e fitores së parë 3 me 0.

Ky ishte kartoni i tretë i verdhë në këtë garë për gjermanin që më parë u ndëshkua në ndeshjen e parë ndaj Barçës dhe më parë në grupe ndaj Sevillës.

Dy futbollistët tjerë që ishin të rrezikuar Juan Cuadrado dhe Mario Manxhukiq i shpëtuan rrezikut dhe do të jenë në dispozicion për trajnerin Massimiliano Allegri.

Juve në gjysmëfinale do të takohet me Realin, Atletico, apo Monacon.