Sport

Cuadrado: E dinim se mund të mbrohemi mirë

Mesfushori i Juventusit, Juan Cuadrado pas barazimit ndaj Barcelonës në Camp Nou ka thënë se ekipi e dinte se ka përballë një kundërshtar të fortë, prandaj ishte i gatshëm të mbrohej.

Juve u kualifikua në gjysmëfinale pasi në ndeshjen e parë kishte fituar 3 me 0, ndërsa sonte barazoi pa gola, transmeton Koha.net.

“Erdhëm këtë duke e ditur se jemi ekip i madh dhe luajtëm si ekip i madh. Ishim plotësisht të vetëdijshëm se Barcelona është shumë e fortë, por e dinim se mund të mbrohemi mirë nëse të gjithë lojtarët sakrifikojnë, apo luajnë të bashkuar, dhe ashtu bëmë”, është shprehur Cuadrado.