Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Majlinda e gatshme për titull të ri të Evropës

Duhet të ndodhë gati një mrekulli që Majlinda Kelmendi mos të mbrojë titullin e Evropës në xhudo në kategorinë deri 52 kilogramë. Kështu ka shkruar sajti i Federatës Evropiane të Xhudos (EJU).

Majlinda të enjten do të garojë në kampionatin evropian të xhudos për vitin 2017 që mbahet në Varshavë të Polonisë. Është favorite absolute për të fituar të artën. Ajo ka dy tituj të Evropës, në vitet 2016 e 2014, ndërsa në vitin 2013 fitoi medalje të bronztë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në kategorinë deri 52 kilogramë do të garojnë 29 xhudiste, ndërsa me të gjitha Majlinda ka bilanc pozitiv.

"Duhet të ndodhë thuajse një mrekulli që Majlinda Kelmendi mos të mbrojë titullin. Një është e sigurt, nuk ka asnjë rivale që e njeh Kelmendin më mirë se partnerja e saj e stërvitjes, Distria Krasniqi, që është bartëse e tretë. Andreea Chitu e Rumanisë është një kandidate tjetër, njëjtë si Odette Giuffrida e Italisë", ka shkruar sajti i EJU-së në prezantimin e kategorisë deri 52 kg. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.