Sport

Conte: Chelsea ka 50 për qind shanse për të fituar titullin

Trajneri i Chelseat, Antonio Conte, thotë se gara për titull në Premier Ligë është luftë 50-50 mes ekipit të tij dhe Tottenhamit.

Dy ekipet kanë vetëm katër pikë dallim, pas humbjes së Chelseat nga Manchester Unitedi të dielën.

“Mendoj se liga tani është e hapur dhe kemi shans 50 për qind që të fitojmë. Duhet të jemi mirë që të jemi në maje të tabelës dhe kjo nënkupton se e meritojmë. Ndryshe nuk e meritojmë. Presioni është normal”, ka thënë ai pas takimit.

Në gjashtë ndeshjet e fundit Chelsea përballet me Southamptonin, Evertonin, Middlesbroughin, WBA-në, Watfordin e Sunderlandin.