Federata e Pingpongut të Kosovës edhe sivjet do të festojë Ditën Ndërkombëtare të Pingpongut, duke ofruar për të gjithë qytetarët mundësinë të njoftohen me këtë sport.
Qytetarët gjithashtu do të kenë mundësinë të luajnë me profesionist kosovar të pingpongut.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAktiviteti është paraparë të mbahet nesër, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nga ora 11:00 deri në 19:00.
Federata do të vendosë disa tavolina pingpongu në shesh, ku do të organizohen aktivitete të ndryshme.
Qëllimi i këtij aktiviteti është të bashkojë entuziastët e pingpongut dhe qytetarët për të promovuar dashurinë për sportin, dhe në mënyrë ideale të angazhojë sportistë të rinj.
Për më të vegjlit janë siguruar tavolinat rekreative, ku do të kenë mundësi që të marrin hapat e parë. Gjithashtu është paraparë të organizohen edhe aktivitete garuese, e për fituesit do të jepen shpërblime të ndryshme.
Kombet e Bashkuara dhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar kanë shpallur 6 prillin si Ditën Botërore të Sportit për Zhvillim dhe Paqe.
Federata Botërore e Pingpongut (International Table Tennis Federation) ka themeluar programin zhvillimor “Table Tennis for All”, ku edhe FPPK-ja është pjesë e saj për të promovuar dhe zhvilluar sportin e pingpongut.
Kosova është në mesin e 70 shteteve të botës që ka regjistruar zyrtarisht manifestimet në Federatën Botërore të Pingpongut.