Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Shërohet nga kanceri djali i Michael Buble

Noah, djali i këngëtarit Michael Buble i cili kishte prekur një botë të tërë pasi ishte sëmurë nga kanceri, është shëruar, madje ka dalë edhe nga spitali ku ishte i shtruar.

Djali i këngëtarit dhe i bashkëshortes së tij Luisana Lopilato, në vjeshtë u diagnostikua nga kanceri. Ky fakt u bë publik fillimisht nga vëllai i Luisanas, Dario.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

Mësohet se familja Buble është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës drejt Buenos Aires, prej nga është dhe Luisana.

Pas zbulimit të tumorit të Noahs, Michael i braktisi të gjitha angazhimet për të qëndruar pranë të birit i cili ishte shtruar në Los Angeles.