Ylli i njohur i muzikës, Justin Bieber, e ka zgjeruar turneun e tij të ardhshëm “Justice World Tour”, duke shtuar data të reja koncertesh në Britani të Madhe.
Pop këngëtari i famshëm kanadez do të performojë në tetë koncerte të reja, që janë pjesë e turneut i cili fillon vitin e ardhshëm, por në Britani të Madhe do të shkojë për të interpretuar tek në shkurt të vitit 2023. Kështu, fansat britanik do të kenë mundësi ta dëgjojnë idhullin e tyre në dy shou të organizuar në arenën O2 të Londrës, dhe në koncertet tjera që zënë vend në qytete si, Manchester, Birmingham, Sheffield, Glasgow dhe Aberdeen.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi po ashtu e ka shtuar koncerte në Evropë, Meksikë dhe Amerikë Jugore, përveç turneut tashmë të paralajmëruar në Amerikën Veriore i cili fillon në shkurt të vitit të ardhshëm.
Koncerti i parë i Bieberit në Amerikën Veriore fillon më 18 shkurt në San Diego, derisa janë shtuar data të reja në qytetet të tilla si Jacksonville, Orlando, Cincinnati, Indianapolis dhe Austin.
Ky turne ishte planifikuar të fillonte gjatë verës së këtij viti, por ishte shtyrë për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga pandemia e COVID-19.
“Kemi punuar shumë për ta krijuar turneun më të mirë që e kemi realizuar ndonjëherë, dhe mezi presim t’i ndajmë këto koncerte e performanca me fansat anembanë botës. Do të shihemi së shpejti,” kishte deklaruar Justin në një intervistë të fundit.
Ndërkohë, së fundmi Bieber ka bërë të ditura hollësi rreth një koncerti të ri virtual, në të cilin do të shfaqet në formën e një avatari digjital.
Të enjten më 18 nëntor, ylli i muzikës pop do të bashkëpunojë me kompania e argëtimit virtual, “Wave”, për ta prezantuar shoun special me titull “Justin Bieber – An Interactive Virtual Experience”.