Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Elhadia Dani së shpejti publikon këngën e re

Elhaida Dani ka paralajmëruar këngën e saj të re, të cilën e sjell në bashkëpunim me Durim Morinën.

Përmes faqes zyrtare në Facebook ajo ka konfirmuar se kënga e re titullohet “Ruby”, ndërsa do të jetë edhe me videoklip, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Më tutje ajo ka shtuar se kënga do të xhirohet në New York nga Max Ferigo.

“Jam shumë e emocionuar për këtë projekt të ri, i cili lindi dhe po zhvillohet në SHBA, falë Durim Morinës. Producenti muzikor do të jetë Arthur Pingrey. Video do xhirohet në New York nga Max Ferigo. Ruby, së shpejti”, ka shkruar ajo në Facebook.