Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Showbiz

Inva Mula këndon për ditëlindjen e së bijës

Dje vajza e sopranos së njohur shqiptare, Inva Mula, ka festuar 5-vjetorin e lindjes, ndërsa mami Inva ka dhënë një shfaqje për fëmijët duke mos i rezistuar dot mikrofonit.

Ajo ka interpretuar përballë fëmijëve dhe miqve të ftuar me rastin e ditëlindjes së vajzës së saj, Nina.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

I gjithë ambienti ka qenë i zbukuruar me ngjyra për vogëlushët, ndërsa në një moment Inva ka rrëmbyer mikrofonin dhe ka kënduar këngën e të atit, Avni Mula “Vajzë më kaçurrela”.

Një prej të ftuarve në këtë festë ishte edhe Rudina Magjistari, e cila ka ndarë me miqtë disa foto në rrjetet sociale.