Dhjetëra vullnetarë të Organizatës “Let’s Do It Kosova” sot kanë realizuar një aksion pastrimi në “Parkun e Gërmisë”, në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen në kuadër të “Climate Diplomacy Week”.
Në këtë aksion mori pjesë edhe Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e cila deklaroi se në Kosovë ende ka mbetur punë për t’u bërë në drejtim të mbrojtjes së ambientit dhe ajrit njëkohësisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa, Drejtori Ekzekutiv i “Let’s do it Kosova”, Luan Hasanaj, tha se shoqëria duhet të jetë më e kujdesshme kundrejt ndotjes së ambientit.
Aksionit të sotëm në Gërmi iu bashkua edhe udhëheqja e rrjetëzimit nga Let’s Do It World, Heidi Solba, e cila u shpreh e lumtur që Kosova është pjesë e kësaj Lëvizje, gjersa bëri thirrje që të vazhdohet kështu deri më 15 shtator 2018, kur edhe do të mbahet Dita e Pastrimit të Botës, e cila synon të bëjë bashkë 5 për qind të banorëve të botës.

Aksioni që u mbajt sot u përkrah edhe nga projekti i Zyrës së BE-së në Kosovë “Skema e granteve për nismat e avokimit nga organizatat me bazë në komunitet” – zbatuar nga KCSF (Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile).
Përveç aksionit të pastrimit, në kuadër të aktiviteteve për ditën e sotme, në “Parkun e Gërmisë” janë mbjellë lule dhe fidanë. Për këtë aktivitet Let’s Do It Kosova është përkrahur nga Ndërmarrja Publike “Hortikultura”, e cila ka bërë rregullimin e hapësirës dhe kanë ndihmuar në mbjelljen e luleve. Po ashtu, “Hortikultura” ka marrë edhe thasët e grumbulluar të mbetjeve.
“Climate Diplomacy Week” u mbajt nga 23 qershor deri sot (30 qershor), ndërsa Let’s Do It Kosova përveç aksionit të pastrimit ka realizuar një varg aktivitetesh në sheshin “Nënë Tereza” që për qëllim kishin ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për trajtimin (menaxhimin) e mbeturinave dhe klasifikimin (ndarjen) e tyre.
Po ashtu, Let’s Do It Kosova ju njofton se në javët në vazhdim do të mbahet aksion pastrimi në Liqenin e Badovcit si dhe tryezë për gjendjen e lumenjve me akterë përgjegjës për mjedisin dhe aktivitete të tjera, për çka do t’ju njoftojmë me kohë.