Lifestyle

Hapat për gjetjen e sutjenave të përshtatshme

Sutjenat e gabuar jo vetëm që ju bën të dukeni keq, por edhe ju sjell probleme shëndetësore si dhimbje prapa shpinës dhe skuqje të lëkurës (nëse është tepër i ngushtë).

Gjithashtu, disa ekspertë pohojnë se zgjedhja e gabuar e sutjenave mund të sjell edhe sëmundje serioze të gjinjve. Që të gjeni sutjena të rehatshme dhe të duhura, duhet t’ia parashtroni vetes vetëm disa pyetje kyçe. Njiheni trupin tuaj dhe shkoni drejt e në dyqane për blerje efektive, shkruan sot Koha Ditore.

Më poshtë ndiqni disa hapa dhe këshilla, të cilët do t`ju ndihmojnë për të gjetur sutjena të rehatshme përgjithmonë.

Teli duhet të jetë stabil

A ju qëndron teli i sutjenës rehatshëm nën gji dhe a është i vendosur në mënyrë korrekte?

Nëse teli është jostabil dhe lëviz, atëherë sutjena nuk është shumë e përshtatshme.

Duhet që teli të qëndrojë mirë nën gjoks dhe të mos zhvendoset apo lëvizë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.