Me sa duket, ‘selfiet’ ende janë të rëndësishëm pothuajse te të gjithë.
Janë shënuar mijëra kërkime në Google këtë vitë nga njerëzit të cilët dëshironin të dinë edhe storiet prapa këtyre fotografive, transmeton Koha.net. Fatmirësisht, asnjëra nga këto kërkime nuk kishte të bënte me familjen Kardashian.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vijim po ju paraqesim 5 ‘selfiet’ më të kërkuara në SHBA gjatë 2017-ës, sipas Google Trends.
5. ‘Selfie’ i Kaia Gerberit
Kaia Gerber është vajza vetëm 15-vjeçe e modeles së njohur Cindy Crawford dhe për këtë fotografi nga disa ajo është lavdëruar dhe disa të tjerë kanë thënë se është shumë e re për të bërë fotografi të tilla.
4. ‘Selfie’ i eklipsit
Kjo ishte njëra nga fotografitë më të kërkuara në Google në SHBA edhe nuk është një ‘selfie’. Kjo ka ndodh për shkak se njerëzit dëshironin të dinë nëse mund të shohin eklipsin diellor kur ka ndodhur gjatë verës përmes telefonit të tyre.

3. ‘Selfie’ i Nia Jaxit
Qëllimi i këtij ‘selfie’ nga mundësja e njohur amerikane Nia Jax ishte qe të tregojë pozitivitetin e trupit, sepse paraqitja e saj në një kostum banjoje ishte shumë e rëndë për të.
2. ‘Selfie’ i Al Sharptonit
Moderatori i emisionit për politikë në Amerikë, Al Sharpton, ka bërë një ‘selfie’ duke shkruar agjendën për ditën e “Baballarëve” dhe duke falënderuar Zotin për energjinë dhe qëllimin pse ai po e feston edhe një ditë të tillë.
Por, kjo ‘selfie’, edhe pse mund të quhet si pozitiviteti për trupin, nuk është pritur aq mirë nga kërkuesit e Google. Njerëzit e kanë cilësuar atë si konfuze dhe të çuditshme.
1. ‘Selfie’ i majmunit
Ju kujtohet ky majmun? Kjo ‘selfie’ një kohë ka pasur probleme me të drejtën e autorit. Ishte një çështje ligjore mbi atë se kush e ka të drejtën e autorit, sepse majmuni e kishte shkrepur vetë këtë fotografi.
Më shumë detaje rreth kësaj çështjes mund të lexoni KËTU.
Pra, kjo ‘selfie’ me meritë është më e kërkuara e vitit 2017.
