Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Babai, nëna, djali dhe vajza, të gjithë transgjinorë

Një familje prej 4 personash në Queen Creek, Arizona, janë transgjinorë.

Daniel Harrott 41 vjeçar, mori fillimisht guximin të dalë haptas e të tregojë që është transgjinorë, shkruan DailyMail, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Harrot është babai biologjik i dy fëmijëve të tij, vajzës Joshua 13 vjeçare dhe djalit Mason 11 vjeçar, po ashtu të dy transgjinorë.

Harrot thotë se që nga lindja beson se ishte transgjinorë, të paktën kështu e kishte ndjerë veten gjithmonë.

Shirley Austin, 62 vjeçar, thotë se qysh në lidhje iu dha gjinia mashkullore edhe pse kishte lindur si vajzë.

Harrot dhe Austin tani janë të fejuar, pra gjithë familja janë transgjinorë dhe krenarë për këtë.

“Jam e lumtur që fëmijët e mi do të rriten ashtu siç duan të rriten dhe kush duan të jenë. Unë gjithmonë do t’i përkrahë”, ka thënë Harrot.

Të gjithë thonë se ndihen rehat e vetvetja kur bëjnë gjërat e gjinisë së kundërt.

Tani Harrot dhe Austin janë duke drejtuar një organizatë që mbështet prindërit dhe të rinjtë transgjinorë.

{gallery}