Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kuriozitet

Mjekra dhe mustaqet më të bukura

Janë kurorëzuar burrat me mjekrën dhe mustaqet më të bukura në botë. Mijëra admirues të mjekrave janë dyndur në Austin, Teksas të dielën për të parë Kampionatin botëror të mjekrës dhe mustaqeve 2017.

Fituesit u përzgjodhën nga një sërë kategorish si mustaqe, mjekër, mjekrat e pjesshme dhe të plota. “Best in Show” iu dha Jason Kiley mbrëmjen e së dielës për mustaqet më të përkryera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

MJ Johnson mori vendin e parë në kategorinë e mjekrës, ndërsa Norbert Topf u kurorëzua si fitues i kategorisë së mjekrës së pjesshme.

Michael Wollin fitoi në kategorinë e mjekrës së plotë 60 cm. Ndërsa Isaia Webb ishte në qendër të vëmendjes për shkak se kishte bërë një stilim mjekre që e bënte të dukej si qen.

{gallery}